Rregulla te pjesemarrjes ne festivalin “Kenga Magjike 2013”

Artiola Toska
 

1. Datat e pranimit te kengeve jane vetem 3,4 dhe 5 Shtator 2012 prane TV Klan – Shqiperi.

2. Ne Festival marrin pjese arrtiste dhe krijues nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Diaspora kudo ku jetojne.

3. Ne festivalin Kenga Magjike, mosha e artisteve interpretues eshte 16 – 60 vjec.

4. Kenget duhet te paraqitura ne Compact Disc, si produksion i perfunduar, shoqeruar nga teksti perkates dhe nga baza e tyre orkestrale.

5. Artistet e rinj apo grupet qe nuk kane marre pjese me pare ne kete eveniment, duhet t’i bashkangjitin kenges se tyre edhe nje foto.

6. Kenget e paraqitura ne CD mbeten prove dokumentare e organizatoreve te festivalit dhe nuk u kthehen artisteve.

7. Kenget qe nuk seleksionohen ne festival mbeten te lira per t’u shfrytezuar nga ana e artisteve.

8. Kenget pjesemarrese ne festival u nenshtrohen kontrates se bashkepunimit mes organizatoreve dhe artisteve pjesmarres, qe kane te drejte te firmosin mbi pronesine e kenges, ose ne emere te producenteve te tyre.

9. Nje interpretues ka te drejte te interpretoje vetem nje kenge.

10. Studiot e prodhimit dhe autoret jane te lire te paraqesin kenge pa limit ne festivalin Kenga Magjike 2012

11. Kenget e pranuara do te paraqiten ne fazen e pare: “E diela Shqiptare” – sezoni shtator – nentor 2012. Kenget e kualifikuara me pas paraqiten ne fazen e dyte: netet finale te  Kenges Magjike: 8,9 dhe 10 Nentor 2012.

12.  Artistet interpretues jane ne dispozicion te datave qe i komunikon produksioni televiziv per interpretimin e kenges ne nje nga te dielat e fazes se pare qe nga data 16 shtator 2012, si dhe ne netet finale ne rast kualifikimi, perfshire ditet e provave.

13. Ne Edicionin e 2012 votimi i kengeve per ne naten finale do te behet sipas tradites. Ai do te jete i hapur, kengetret do t’i deklarojne vete votat e tyre.

 

 
 
previous next
X
 
%d bloggers like this: