Gjithçka fillon me Super Sonic.

 

Super Sonic mban emrin  kompania qe boton muziken Shqiptare. Fillimet jane ne vitin 1992. Nder te parat shtepi diskografike qe moren persiper botimin dhe shperndarjen e albumeve te para muzikore ne Shqiperi. Fillimet jane ne Audio Kasete dhe Video Kasete per te vazhduar ne CD dhe DVD. Ne vitin 2001 shtepia diskografike kalon ne Sh.p.k. Ne kete kohe fillon dhe fabrikimi i lendes se pare ( audio dhe video) ne menyre elektronike ( jo mekanike ).Shume jane kengetaret te cilet i kane besuar kesaj shtepie diskografike botimin e albumeve te tyre, kenget e te cilave kane lene gjurme ne muziken Shqiptare. Per muziken moderne mund te permendim albume :

Ardit Gjebrea – Ja ku jam, Rovena Dilo – Dorezohem, Flori Mumajesi -Detaj, The Dreams ( Flori, Sony, Erjosti ), Julka – Amin, Elvana Gjata – “Mames ”  dhe “Afer dhe larg”,, , Irma Libohova “Pranga malli”, Redon Makashi “Boten time”, Noizy “Most wanted”, Eni Koci “Love me” , Devis Xherahu”Ne erresiren e nates”, Alida “Play”, Aurela Gace “Mu thane syte”, Bojken Lako “Rruge” ‘Mariza Ikonomi, Mira Konçi, Bleona Qereti , albumi “Dedikuar ty” ( ku perfshihen kengetaret : Eranda Libohova, Orinda Huta, Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Julka, Soni Malaj, Çiljeta Xhilhaga etj. ),

Super Sonic ka botuar te gjitha edicionet e Kenges Magjike prej vitit 2003 e ne vazhdim, Disa permbledhje tradicionale te emertuara “Hitet e veres” dhe ” Vjeshte Dimer” ne te cilat jane botuar te gjitha kenget me te fundit te kohes kur permbledhja botohet, tradite e botimit qe nga viti 2005 e ne vazhdim

 

 

Vlejne te permenden botimet e muzikes Shqiptare te kengetareve te diaspores si :

 

Sabri Fejzullahu, Gili, Genta Ismajli, Tingulli 3nt ( Ghetto Gold ), Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Etno Engjujt, Elita 5, Adelina dhe Zanfina Ismaili, Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Kaltrina Selimi, Adrian Gaxha, Big Mama, Berkan, Bertan Asllani, Vesa Luma e shume te tjere.

 

 

Botimet ne muziken popullore lidhen me emrat e :

Artiola Toskes, Bujar Qamilit, Merita Halilit, Vaske Curri, Sinan Vllasaliu, Gjyste Vulaj, Amarda, Hajredin Gjeta, Rati etj.

Me dixhitalizimin e muzikes format e shitjes ndryshuan. Tashme muzika shqiptare e botuar nga Super Sonic mund te gjendet jo vetem ne cd dhe dvd por edhe ne dyqanet virtuale ne :

  • iTunes
  • Amazon MP3
  • Spotify
  • MediaNet
  • eMusic
  • Zune
  • Rhapsody
  • Nokia
  • VerveLife
  • Amazon On Demand
  • Google Music

Si rrjedhim i zhvillimit te muzikes shqiptare dhe nevojes per tu pare e degjuar , me pak fjale transmetuar ne publik e gjithe arshiva e grumbulluar nga Super Sonic dhe ne pergjithesi nga artistet shqiptare , ne vitin 2006, krijohet televizioni muzikor ” Super Sonic Tv, nje nder televizionet me permbajtjen me cilesore te muzikes dhe videoklipeve te artisteve Shqiptare ne Shqiperi , Kosove e ne mbare boten ku artistet shqiptare jetojne.

E se fundmi Super Sonic Tv , eshte nje nder televizionet me te ndjekur qe transmeton ne Shqiperi: Ne kanalin analog CH 37, platformen kabllore Abcom, Ne satelit ne Digitalb, Ne Kosove ne platformen kabllore ne IPKO, Ne Amerike dhe Kanada ne platformen kabllore Tv Alb si dhe ne te gjithe boten ne iPHON ne aplikacionin Tv Alb.